Christian Pulishiq ka shënuar gol nga rivënia e këndit për epërsinë 1:0 të Milanit në ndeshjen ndaj Club Brugget.
Ndeshja Milan – Club Brugge po luhet në “San Siro”, ndërsa i takon xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.
Pulishiq shënoi golin në minutën e 34-t.
Rossonerë kanë dy humbje në po aq ndeshje.
VIDEO:
1-0 AC Milan.
— Football Report (@FootballReprt) October 22, 2024
CHRISTIAN PULISIC OPENS THE SCORE WITH AN OLIMPICO!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/mywfCnRiQp
Milani shënon fitoren e parë në Champions
Milani e ka shënuar fitoren e parë në edicionin aktual të Ligës së kampionëve. Milani mposhti skuadrën belge, Club Brugge me rezultatin 3:1 të martën mbrëma. Ndeshja Milan – Club Brugge e zhvilluar në “San Siro” i takoi xhiros së tretë të Championsit.
Golin e epërsië së parë e shënoi Christian Pulishiq. Pulishiq shënoi gol nga korneri në minutën e 34-t. Gjashtë minuta më vonë, belgët mbetën me një lojtarë më pak në fushë. Raphael Onyedika u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.
Ndonëse me një lojtarë më pak në fushë, Club Brugge barazoi rezultatin. Kyriani Sabbe shënoi golin e barazimit në minutën e 51-të. Por epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Milani që shënoi më pas dy gola tjerë.
Tijjani Reijnders shënoi golin për epërsinë e dytë të Milanit. Ai shënoi në minutën e 61-të për rezultatin 2:1, i cili më pas shënoi edhe golin për 3:1. Golin e dytë personal e shënoi në minutën e 71-të.
Për skuadrën belge deri në minutën e 83-të u paraqit mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.
Si Milani ashtu edhe Club Brugge kanë nga tri pikë.
Tjetër gol në “San Siro”
Milani e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Club Brugget.
Sërish shënoi Reijnders. Ai shënoi për 3:1 në minutën e 71-të.
VIDEO:
3-1 AC MILAN.
— Football Report (@FootballReprt) October 22, 2024
TIJJANI REIJNDERS HAS SCORED AGAIN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! THE DUTCH MIDFIELDER SCORES A BRACE IN THE CHAMPIONS LEAGUE !!!!!!!!!! 🇳🇱🌟pic.twitter.com/UHQE858mCH
Milani kthen epërsinë ndaj belgëve
Milani ka shënuar sërish në ndeshjen ndaj Club Brugget.
Tijjani Reijnders e ka shënuar golin e epërsisë së dytë të Milanit ndaj belgëve. Ai shënoi në minutën e 61-të për rezultatin 2:1.
VIDEO:
2-1 AC MILAN.
— Football Report (@FootballReprt) October 22, 2024
THE DUTCH TIJJANI REIJNDERS GIVES AC MILAN THE LEAD AND SCORES HIS FIRST CHAMPIONS LEAGUE GOAL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! 🇳🇱🌟pic.twitter.com/h9HrXe00u5
Milani në epërsi pas pjesës së parë me supergolin e Pulishiqit
Milani e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër skuadrës belge, Club Brugge.
Ndeshja Milan – Club Brugge po luhet në stadiumin e famshëm “San Siro” në Milano dhe i takon xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.
Pulishiq shënoi gol nga korneri në minutën e 34-t. Gjashtë minuta më vonë, belgët mbetën me një lojtarë më pak në fushë. Raphael Onyedika u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.
Për Club Bruggen po luan nga minuta e parë mesfushori shqiptar, Ardon Jashari. Ai në minutën e 23-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Club Brugge mbetet me një lojtar më pak
Skuadra belge, Club Brugge ka mbetur me dhjetë lojtarë në ndeshjen kundër Milanit.
Raphael Onyedika u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.
Ai u përjashtua në minutën e 40-të.
Milani po udhëheq 1:0.
Onyedika vs Tijjani Reijnderspic.twitter.com/GPDec5WnoP
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 22, 2024