Futboll

Publikohet lista e ngushtë për lojtarin e trajnerin më të mirë në Premier League

Erling Haaland - Manchester City

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, mund të emërohet lojtari më i mirë i sezonit në Premier League për herën e dytë rresht.

23-vjeçari është i nominuar për këtë çmim bashkë me bashkëlojtarin Phil Foden.

Mesfushorët e Arsenalit, Martin Odegaard dhe Declan Rice, sulmuesi Cole Palmer i Chelseat, ai i Neëcastlet, Alexander Isak, dhe i Aston Villas, Ollie Watkins, si dhe mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, e kompletojnë listën e ngushtë për më të mirin.

Fituesi do të përcaktohet më 18 maj me votat e publikut dhe panelin e Premier Leagues.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, katër herë fitues i këtij çmimi, është në listën e ngushtë për trajnerin më të mirë bashkë me Mikel Artetan e Arsenalit, Juergen Kloppin e Liverpoolit, Unai Emeryn e Aston Villas dhe Andoni Iraolan e Bournemouthit.