Futboll

PSV-ja konfirmon debaklin e skuadrave italiane në plejofin e Championsit

psv

Skuadrat italiane kanë pësuar debakël në plejofin e fazës nokaut të Championsit. Ishin tri skuadra italiane në këtë fazë dhe që të gjitha u eliminuan.

Të martën u eliminuan Milani e Atalanta, ndërsa të mërkurën Juventusi.

Juventusin e eliminoi skuadra holandeze, PSV Eindhoven. Juve në Torino kishte fituar 2:1. 

Ndërkohë të mërkurën në Eindhoven pësoi 3:1. Dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:3, në një të tetën e finales avancoi PSV-ja.

Ndeshja u vendos në vazhdime.

Ivan Perishiq kaloi në epërsi 1:0 PSV-në në minutën e 53-të. Për 1:1 shënoi Timothy Weah në minutën e 63-të.

Marokeni Ismael Saibari shënoi për 2:1 në të mirë të PSV-së në minutën e 74-t dhe kështu ndeshja shkoi në vazhdime.Në minutën e 98-të për 3:1 në të mirë të skuadrës holandeze shënoi mbrojtësi Ryan Flamingo.

Në një të tetën e finales prej skuadrave italiane është vetëm Interi.


PSV-ja shënon golin e tretë

PSV-ja ka kaluar në epërsi 3:1 ndaj Juventusit.

Ryan Flamingo shënoi në minutën e 98-të.


Shkon në vazhdime ndeshja mes PSV-së dhe Juventusit

Ndeshja mes PSV-së dhe Juventusit nuk ka përfunduar pas 90 minutave.

PSV-ja po udhëheq 2:1, rezultat që ishte edhe në ndeshjen e parë në Torino. Kështu do të luhen vazhdimet për të përcaktuar se cila skuadër avancon në një të tetën e finales në Champions.


PSV-ja kthen epërsinë ndaj Juventusit

PSV-ja ka kaluar në epërsi 2:0 ndaj Juventusit.

Ismael Saibari shënoi në minutën e 74-t.


Barazon Juventusi

Juventusi ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj PSV-së.

Timothy Weah shënoi golin në minutën e 65-të. 

PSV-ja ishte në epërsi prej minutës së 53-të.


PSV-ja udhëheq ndaj Juventusit

Skuadra holandeze PSV ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Juventusit.

Kroati Ivan Perishiq ka shënuar në minutën e 53-të.

Në ndeshjen e parë Juventusi fitoi 2:1, kështu që aktualisht rezultati i përgjithshëm është 2:2.