Futboll

PSV-ja shënon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

PSV Eindhoven

Skuadra holandeze PSV Eindhoveni e ka shënuar fitoren e parë në edicionin aktual të Ligës së Kampionëve. 

PSV-ja të martën e mposhti Gironan me rezultatin 4:0 në kuadër të xhiros së katërt të Championsit. 

Dy golat e parë të PSV-së u shënuan në pjesën e parë. Ryan Flamingo në minutën e 16-të shënoi për 1:0. Për 2:0 realizoi Malik Tillman në minutën e 33-të. 

Johan Bakayoko në minutën e 83-të realizoi për 3:0. Ladislav Krejci shënoi autogol në minutën e 88-të për rezultatin përfundimtar 4:0. 

Girona nga minuta e 55-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Arnau Martinez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 

PSV-së iu anulua edhe një gol në minutën e 76-të. PSV-ja ka edhe dy barazime dhe një humbje. Girona ka tri humbje dhe një fitore. 

PSV-ja ka pesë pikë. Girona ka dy pikë më pak.