PSV Eindhoveni e ka regjistruar fitoren më të thellë në histori të klubit si mysafir të enjten mbrëma, kur fitoi ndaj Heernveenit si mysafir, 8:0.
PSV-ja këtë fitore e shënoi në kuadër të xhiros së 31-të të elitës së futbollit holandez.
Në pjesën e parë skuadra e madhe holandeze shënoi pesë gola.
Guus Til dhe Malik Tillman realizuan nga dy herë, kurse Joey Veerman e shënoi golin e pestë.
Johan Bakayoko, Luuk de Jong dhe Patrick van Aanholt shënuan në pjesën e dytë.
PSV-ja lider ka 84 pikë dhe është shumë afër titullit të kampionit.
Heernveeni mbetet në vendin e 10-të me 36 pikë.
Deri në fund të kampanjës kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur.
PSV-ja mund ta festojë sonte titullin nëse Feyenoordi që po luan si mysafir i Go Ahead Eagles, lëshon pikë.
Feyenoordi pas 66 minutave është në epërsi, 2:1.
Për PSV-në do të ishte titulli i 25-të në histori.