Futboll

Parisi fiton çerekfinalen e parë me Aston Villan

PSG

Foto: Associated Press

Paris Saint-Germaini ka fituar 3:1 ndaj Aston Villas në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja u zhvillua në “Parkun e Princave” në Paris, të mërkurën mbrëma.

Rezultati e lë të hapur sfidën për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në “Villa Park” në Birmingham të martën. Por Parisi është në situatë shumë të favorshme për kualifikim në gjysmëfinale të garës elitare evropiane.

Morgan Rogers e kaloi në epërsi 1:0 skuadrën angleze. Ai shënoi në minutën e 35-të.
Talenti i madh, Desire Doue shënoi supergol në minutën e 39-të për 1:1.

Khvicha Kvaratskhelia shënoi po ashtu gol të bukur për rezultatin 2:1 në të mirë të Parisit. Gjeorgjiani realizoi në minutën e 49-të.

Vendasit nuk ndalën sulmet në kërkim të golit të tretë. Kur dukej që sfida do të mbyllej me një gol dallim, kampioni francez e shënoi edhe golin e tretë. Nuno Mendes realizoi për 3:1 në minutën e 92-të.

 

Goli i tretë


Tjetër supergol në Paris

PSG-ja po udhëheq 2:1 ndaj Aston Villas.

Khvicha Kvaratskhelia shënoi supergol në minutën e 49-të.

 

Goli


Baras në “Parkun e Princave” pas pjesës së parë

Paris Saint-Germaini dhe Aston Villa kanë dhuruar shfaqje të bukur në pjesën e parë të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll baras, 1:1. 

Të parët që kaluan në epërsi ishin anglezët që shënuan në minutën e 35-të me Morgan Rogersin, i cili u asistua nga Youri Tielemans. 

Por ishte supergoli i Desire Doues që e vendosi rezultatin e pjesës së parë 1:1. 

Doue, që ka pesë gola të shënuar në katër ndeshjet e fundit, dhe 12-të në gjithë edicionin, plasoi bukur topin prapa shpinës së portierit Emiliano Martinez, në minutën e 39-të.

 


Supergol nga Doue

Paris Saint-Gemraini e ka barazuar shpejtë rezultatin ndaj Aston Villas. 

Sulmuesi 19-vjeçar Desire Doue shënoi supergol në minutën e 39-të. 

Ai realizoi në portën e Emiliano Martinezit në këndin ku e pati të pamundur ta presë atë gjuajtje.

Doue ka pesë gola të realizuar në katër ndeshjet e fundit, ndërsa 12-të i ka në gjithë edicionin.

 

Goli

 

 

 


Shokohet PSG-ja

Paris Saint-Germaini është duke u befasuar nga Aston Villa. 

Skuadra angleze është duke fituar me rezultatin 1:0 me golin që në minutën e 35-të, e shënoi Morgan Rogers. Rogers pranoi top të mirë në zonë nga Youri Tielemasn.

Goli

 

 


PSG-ja po dominon pas dhjetë minutash

Paris Saint-Germaini është duke dominuar ndaj Aston Villas pas dhjetë minutash lojë të zhvilluara në “Parkun e Princave”, në çerekfinalen e parë. 

PSG-ja rastin më të mirë për shënim e pati në minutën e nëntë, kur gjuajtjen e Ousmane Dembeles e priti portieri argjentinas i Aston Villas, Emiliano Martinez.