Futboll

PSG-ja në bisedime të avancuara me Nevesin dhe Osimhenin

Victor Osimhen - Napoli

Skuadra e Paris Saint-Germainit është në bisedime të avancuara për transferimin e mesfushorit Joao Neves dhe sulmuesit Victor Osimhen.

Neves është pajtuar me kushtet personale, dhe skuadra franceze do të tentojë që të arrij marrëveshje me Benfican.

Mësohet se PSG-ja pritet ta përmirësojë ofertën pas propozimit fillestar prej 70 milionë euro.

Edhe Osimheni dëshiron kalimin te gjiganti francez pas bisedimeve pozitive me manexherin e tij dhe drejtuesit e PSG-së.

Bëhet e ditur se marrëveshja nuk ka përfunduar ende me Napolin, por PSG-ja do të ketë bisedime tjera me skuadrën italiane.