Dueli ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Toulouset, që i takon xhiros së 33-të të elitës së futbollit francez, do të jetë i fundit i Kylian Mbappes para tifozëve të vet.
PSG-ja e ka fituar titullin në Francë tashmë, por vëmendja do të jetë te Mbappe, që të premten njoftoi largimin në fund të edicionit.
Do të jetë edhe ndeshja e parë e parisienëve pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
PSG-ja u mposht në gjysmëfinale nga Dortmundi.
Mbappe ka fituar 15 trofe me PSG-në, ka shënuar mbi 250 gola dhe mbi 200 paraqitje. Mbappe ka lënë gjurmë me fanellën e PSG-së edhe në Ligën e Kampionëve. Ai është bërë golashënuesi i nëntë më i miri i turneut.
Ka shënuar 42 gola në 62 paraqitje me klubin nga kryeqyteti francez.
Mbappe në verë pritet t’i bashkohet Real Madridit.
Sulmuesi i talentuar pritet ta fitojë edhe një trofe para largimit.
Më 25 maj, PSG-ja luan në finale të Kupës së Francës kundër Lyonit.