Futboll

PSG-ja fiton derbin me Monacon, lëndohet Donnarumma

PSG

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, ka pësuar lëndim të rëndë në minutën e 22-të, në fitoren që skuadra e tij e realizoi në udhëtim te Monaco. 

PSG-ja fitoi 4:2 në ndeshjen derbi të xhiros së 16-të në Francë. 

Dy minuta pas largimit të Donnarummas, Desire Doue e kaloi PSG-në në epërsi. 

Monaco u kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë. 

Eliesse Ben Seghir në minutën e 53-të nga penalltia dhe Breel Embolo në minutën e 60-të, shënuan për 2:1. 

Ousmane Dembele katër minuta më pas, Goncalo Ramos në minutën e 83-të dhe Dembele sërish në minutën e 97-të, shënuan për fitoren e parisienëve. 

PSG-ja marshon drejt një titulli të ri në Ligue 1 të Francës. 

Prinë në tabelë me 40 pikë, dhjetë më shumë se Monaco e vendit të tretë. 

30 pikë i ka edhe Marseille në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Lexo përditësimet tjera
Donnarumma

Donnarumma pëson lëndim të rëndë

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, ka pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen derbi Monaco –...