Trajneri ikonik i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka firmosur këtë javë me Red Bullin dhe do ta mbajë pozitën e udhëheqësit global të futbollit në kompaninë e madhe.
Red Bulli ka në pronësi klube të shumta nëpër botë dhe Kloppi do të jetë në krye të strategjisë së tyre.
Por tifozë në shumë vende të botës po e kritikojë Kloppin për kalimin te Red Bulli.
Kloppi, sipas Bildit, do të paguhet prej 8 deri në 11 milionë euro në vit.
Te Liverpooli merrte 20 milionë euro në vit.
Sidomos tifozët që e duan futbollin tradicional, janë kundër kësaj lëvizjeje të Kloppit, që punën e re e nis më 1 janar.
“Kloppi ka shitur shpirtin e tij” dhe “kam humbur besimin në të mirën”, janë prej komenteve nga tifozët e dëshpëruar.
Ata nuk mund të kuptojnë pse trajneri i dashur i tifozëve ka kaluar te Red Bulli.
Klubet e Red Bullit vlerësohen shembull i përkryer i komercializimit të futbollit.
RB Leipzigu, për shembull është themeluar vetëm në vitin 2009.