Klaus Gjasula quhet me këtë emër për shkak se gjyshja e tij ishte fanse e madhe e shfaqjes së njohur televizive nga vitet 1980-a,” Schwarzwaldklinik”, shkruan Blick të enjten.
Klaus-Jurgen Wussow (1929-2007), që luajti rolin e profesorit Klaus Brinkmann, ishte i pëlqyeri i saj.
Vëllau i Klaus Gjasulës quhet si tjetër pos Jurgen.
“Të lindur në Shqipëri, vëllezërit u vendosën në Freiburg pak pas lindjes”, shkruan gazeta e madhe zvicerane për emrin e veçantë të reprezentuesit të Shqipërisë dhe vëllaut të tij, po ashtu ish-futbollist.
Jurgeni ishte i talentuar dhe luajti për Baselin e St Gallenin në Zvicër. Së fundi ishte te skuadra Berliner.
Ai i ka dy paraqitje për Shqipërinë. Ai shpërtheu në lot kur Klausi shënoi golin e barazimit në ndeshjen e Shqipërisë me Kroacinë, të mërkurën. Ishte në tribunë.
Klausi u bë hero i Shqipërisë në ndeshjen e tij të 29-të me përfaqësuese.
34-vjeçari hyri në lojë në minutën e 72-të. Vetëm katër minuta më pas ai shënoi autogol. Në fakt topi e goditi në këmbë dhe përfundoi në rrjetë. Në minutën e pestë të kohës shtesë, një krosim i devijuar erdhi te Gjasula. Ai nuk mendoi shumë, gjuajti saktë dhe realizoi golin e barazimit 2:2. Festa ishte e madhe. Në minutën e shtatë shtesë, Gjasula bëri atë që e bën më së miri, ndërpreu një aksion të Kroacisë dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
I njohur si mesfushor defanziv, Gjasula derisa luante për Paderbornin në Bundesligë vendosi rekord për kartonë të verdhë brenda një edicioni.
Gjasula tani po shkruan histori sërish. Për vendin e gjyshes së tij.