Prishtina ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit të talentuar, Rin Ahmeti.
16-vjeçari Ahmeti pati paraqitje shumë të mira me të rinjtë e 2 Korrikut në “UEFA Youth League”, duke shënuar katër gola e tri asistime në gjashtë paraqitje kualifikuese.
“Bardhekaltrit” kanë njoftuar po ashtu se Ahmeti është transferimi i fundit në këtë afat kalimtar.
“Është krenari dhe nder të jem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Do ta jap maksimumin për këtë fanellë dhe shpresoj që së bashku t’i arrijmë qëllimet tona”, ka deklaruar Ahmeti për faqen zyrtare të Prishtinës.