Futboll

Prishtina shënon fitoren e parë të sezonit

Prishtina

(17:55) - Prishtina e ka shënuar fitoren e parë të edicionit. 

“Bardhekaltrit” e kryeqytetit të shtunën gjatë ditës fituan 3:1 në udhëtim te Ferizaj, që e pësoi disfatën e parë të edicionit aktual. 

Sunday Akinbule i shënoi dy golat e parë të mysafirëve. Nigeriani 27-vjeçar realizoi në minutën e pestë dhe të 21-të. Në të dyja golat asistues ishte Dion Gallapeni. 

Planet Veseli e ktheu në lojë Ferizajn me gol të shënuar në minutën e 63-të, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta shmangur disfatën. 

Prishtina e drejtuar nga francezi Jean-Michel Cavalli, golin e qetësisë e realizoi me zëvendësuesin Ardian Muja, në minutën e 77-të. 

Prishtina barazoi pa gola në ndeshjen e parë, kurse dueli i xhiros së dytë ndaj Dritës është shtyrë. 

Ferizaj ndërkohë e fitoi takimin e parë ndaj Feronikelit 74 dhe barazoi më pas me Malishevën. 

Në xhiron e katërt, Ferizaj luan në udhëtim te Drita, kurse Prishtina e pret Llapin.


Prishtina afër pikëve të plota

(17:39) - Prishtina e ka shënuar edhe golin e tretë në udhëtim te Ferizaj. 

Zëvendësuesi Ardian Muja në minutën e 77-të shënoi bukur pasi u shmang nga një mbrojtës kundërshtar në zonë. 

Prishtina është duke fituar 3:1.


Ferizaj realizon ndaj Prishtinës

(17:25) - Ferizaj ka shënuar ndaj Prishtinës në minutën e 63-të dhe tani rezultati është 2:1 në të mirë të “bardhekaltërve” nga kryeqyteti. 

Për Ferizajn gol shënoi Planet Veseli me gjuajtje të fuqishme nga zona.


Prishtina me dy gola në epërsi në pjesën e parë

(16:50) - Skuadra e Prishtinës e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2:0 ndaj Ferizajt. Kjo ndeshje i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Të dy golat e Prishtinës i shënoi nigeriani Sunday Akinbule në minutën e pestë dhe të 21-të.


Prishtina e dyfishon epërsinë

(16:27) - Skuadra e Prishtinës e ka dyfishuar epërsinë në 2:0 ndaj Ferizajt. Sunday Akinbule ishte sërish realizatori i golit, i cili shënoi në minutën e 21-të.


Prishtina në epërsi

Skuadra e Prishtinës ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Ferizajt në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Në minutën e pestë, Sunday Akinbule realizoi për epërsinë e Prishtinës.