Futboll

Prishtina e “shkatërron” Suharekën

Prishtina - Suhareka

Skuadra e Prishtinës është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina të shtunën pasdite e mposhti në udhëtim Suharekën me rezultatin e thellë, 4:0. 

Për skuadrën nga kryeqyteti kjo ishte fitorja e dytë rresht në të gjitha garat. 

Prishtina të mërkurën e fitoi gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës. E mposhti Dritën në Gjilan me rezultatin 1:0. Ndeshja e kthimit luhet më 23 prill. 

Goli i parë u realizua nga Ardian Limani me kokë në minutën e 39-të. 

Dion Gallapeni realizoi për 2:0 në minutën e 51-të. 

Limani e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje në minutën e 66-të. 

Goli i katërt u shënua në minutën e 82-të. 

Prishtina nga minuta e 79-të luajti me një futbollist më pak në fushë. 

Suhareka renditet në pozitën e tetë me 32 pikë. Prishtina ka gjashtë pikë më shumë dhe e zë vendin e katërt.


Tjetër gol në Suharekë

Ardian Limani e ka shënuar edhe golin e tretë për Prishtinën në ndeshjen ndaj Suharekës. 

Ai realizoi me kokë në minutën e 66-të, pasi shfrytëzoi reagimin jo të mirë të portierit Oytun Ozdogan. 

Ozdogan u mundua ta kap topin pas goditjes nga këndi, por i rrëshqiti nga dora. Këtë e shfrytëzoi qendërmbrojtësi i Prishtinës që shënoi lehtësisht me kokë. 

Goli u pranua pas konfirmimit nga dhoma e VAR-it.


Prishtina e dyfishon epërsinë

Skuadra e Prishtinës e ka dyfishuar rezultatin ndaj Suharekës. 

Dion Gallapeni realizoi për 2:0 në minutën e 52-të. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Mbyllet pjesa e parë, Prishtina në epërsi ndaj Suharekës

Prishtina ka shkuar në pushim me epërsi prej një goli ndaj Suharekës.

Golin e shënoi Ardian Limani në minutën e 39-të.


Prishtina në epërsi

Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Suharekës në minutën e 39-të, në ndeshjen që po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë, e që i takon xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Qendërmbrojtësi Ardian Limani pas harkimit nga këndi u shkëput bukur në zonë dhe realizoi me kokë për 1:0.