Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll. Prishtina ka barazuar 1:1 si mysafire e Llapit, ndërsa Drita triumfoi 2:1 ndaj Ferizajt.

Drita me fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt

5 muaj më parë / 10 nën 2024 15:02
Drita

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Ferizajt. Drita triumfoi 2:1. 

Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e 60-të me golin që e realizoi Betim Haxhimusa. 

Drita tetë minuta më pas i barazoi shifrat në 1:1 me golin e Besnik Krasniqit nga penalltia. Në minutën e 72-të qendërmbrojtësi Egzon Bejtullai realizoi për 2:1. 

Drita ka 25 pikë dhe është në vendin e parë në tabelë. Ferizaj ka 14 pikë dhe është në vendin e parafundit.

Prishtina merr pikë në Podujevë falë golit të minutës së 92-të

5 muaj më parë / 10 nën 2024 15:01
Prishtina

Kur tifozët vendas po bëheshin gati për festë, Prishtina shënoi gol. Dhe kështu ndeshja mes Llapit e Prishtinës nuk dha fitues. Përfundoi 1:1.

Ndeshja e së dielës në Podujevë i takoi xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në minutën e 92-të Dion Gallopeni i Prishtinës shpërtheu në krahun e majtë. Pasoi në zonë, ndërsa intervenimi i mbrojtjes llapjanë ishte shumë i zbehtë. Topi erdhi në shtyllën e dytë te Ardian Limani që shënoi për 1:1.

Llapi ishte në epërsi 1:0 prej minutës së 32-të, kur shënoi Ilir Blakqori.

Llapi vazhdon të lëshojë pikë. Nuk ka fituar në gjashtë xhirot e fundit. Mban pozitën e shtatë me 16 pikë. Prishtina është e katërta me 21 pikë.

Drita shënon golin e dytë

5 muaj më parë / 10 nën 2024 14:37
Drita

Ilustrim

Skuadra e Dritës ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Ferizajt.

 Egzon Bejtullai shënoi për 2:1 në minutën e 72-të. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita barazon rezultatin

5 muaj më parë / 10 nën 2024 14:33
Drita

Besnik Krasniqi ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 68-të për t’i barazuar shifrat në 1:1. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
 

Ferizaj në epërsi

5 muaj më parë / 10 nën 2024 14:31
Ferizaj

Betim Haxhimusa ka realizuar gol në minutën e 60-të për ta kaluar në epërsi Ferizajn ndaj Dritës. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
 

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Ferizaj – Drita

5 muaj më parë / 10 nën 2024 14:00
KF Ferizaj - FC Drita

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në ndeshjen ndaj Ferizajt dhe Dritës. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi në epërsi pas pjesës së parë

5 muaj më parë / 10 nën 2024 13:59
FC Prishtina - Llapi

Skuadra e Llapit e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 1:0 ndaj Prishtinës. 

Golin për 1:0 e realizoi mbrojtësi i krahut, Ilir Blakçori, në minutën e 32-të. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi në epërsi

5 muaj më parë / 10 nën 2024 13:41
Ilir Blakçori

Skuadra e Llapit ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Ilir Blakçori shënoi për 1:0 në minutën e 32-të.