skuadra e Prishtinës e ka ndalur në barazim 1:1 kampionin e Kosovës në futboll, Ballkanin.
Ndeshja u luajt të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i takoi xhiros së 14-të të kampionatit kosovar.
Bleart Tolaj shënoi gol në minutën e 32-të për ta kaluar në epërsi Ballkanin.
Leotrim Kryeziu në minutën e 61-të i barazoi shifrat për vendësit.
Ballkani është në pozitën e dytë me 26 pikë.
Prishtina ka katër pikë më pak dhe është në vendin e katërt.
