Futboll

Prishtina 1:0 Feronikeli

Prishtina

Prishtina kthehet te fitoret, mposht Feronikelin 74

6 muaj më parë / 5 tet 2024 16:58
Prishtina

Pas disfatës nga Gjilani në javën e kaluar, Prishtina është kthyer te fitoret duke e mposhtur të shtunën Feronikelin 74 me rezultatin 2:0.

Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e parë e shënoi Rigon Llugiqi në minutën e 40-të. Për 2:0 realizoi Paul Ngatta në minutën e 94-të.

Feronikeli 74 është ende pa fitore këtë edicion. Ka shtatë humbje dhe një barazim. Ndërsa Prishtina ka katër fitore një barazim dhe dy humbje. Skuadra nga Drenasi është në pozitën e fundit në tabelë më një pikë. Prishtina është në vendin e tretë më 13 pikë.

Prishtina në epërsi ndaj Feronikelit

6 muaj më parë / 5 tet 2024 16:11
prishtina

Skuadra e Prishtinës është duke avancuar me rezultatin 1:0 pas pjesës së parë ndaj Feronikelit 74. 

Rigon Llugiqi shënoi për 1:0 në minutën e 40-të. 

Ndeshja i takon xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.