Futboll

Presidenti i Feronikelit akuzon FFK-në për dallavere

Erlind Krasniqi, president i Feronikelit 74'

Erlind Krasniqi, president i Feronikelit 74'

Presidenti i Feronikelit 74’, Erlind Krasniqi, ka hedhur akuza të rënda për Federatën e Futbollit të Kosovës, duke thënë se në Superligë ka dallavere të mëdha.

Krasniqi ka reaguar pas humbjes 2:0 të skuadrës së tij në udhëtim te Suhareka e ku vendasit kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë përmes një penalltie të diskutueshme. Presidenti i Feronikelit 74’ pretendon se synimi i FFK-së është ta nxjerrin nga liga klubin nga Drenasi. Për këtë arsye thotë se gjyqtarët nuk u konsultuan me VAR-in në rastin e penalltisë.

“E njëjta çorbë edhe sivjet, veç më e tharbtë. Sezonin e kaluar u munduan të na nxjerrin nga liga duke mos kursyer asgjë nga mekanizmat në dispozicion, ndërsa synimi po vazhdon edhe tani, por ne nje nivel tjeter edhe me shqetesues; duke mos e shfytëzuar apo duke mos u konsultuar as me mjetin e futbollit modern, VAR'in, i cili është në sherbim të ndarjes së drejtësisë ne fushën e gjelbert. Skandaloze ishte sot akordimi i penalltisë ne favor të klubit të Suharekes. Madje 11 metershin nuk e priste as lojtari suharekas duke e ditur mire se aty nuk ndodhi asnje kontakt fizik mes lojtaresh (shih videon e bashkangjiur)”, ka shkruar ai në Facebook.

Kasniqi ka shkuar më tej duke pyetur se “djalin e kujt në FFK duhet me marrë në ekip për të pasur suksese?”.

“Krejt kjo mbase e ka nje pyetje te drejte: djalin e kujt në FFK duhet me marr në ekip për të pasur suksese? Ju kërkoj falje tifozëve për këto rezultate, por situata reale është kjo që e shihni edhe ju. Dhe si rrjedhoj natyrisht se ka pak tifozë në tribuna sepse dallaveret janë të mëdha!”, ka shkruar.

Feronikeli 74’ ka mbetur pa pikë edhe pas gjashtë ndeshjeve në Superligë.