Futboll

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit pezullohet për dy vjet

Pedro Rocha

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Pedro Rocha, është pezulluar nga të gjitha funksionet në sportin spanjoll për dy vjet nga Gjykata Administrative e Spanjës për çështje të sportit. Rocha ka qenë në krye të Federatës që nga prilli si pasardhësi i Luis Rubiales, i cili dha dorëheqje për shkak të skandalit në Kupën e Botës për femra vitin e kaluar. 

Autoritetet spanjolle po hetojnë Rochan dhe Rubialesin në raste të ndryshme me dyshime për korrupsion.

Hetuesit po kontrollojnë veçanërisht nëse kontratat e Federatës për organizimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite në vitet e fundit kanë qenë të lidhura përmes ryshfetit. Në shënjestër të hetimit është edhe ish-kampioni i botës dhe Evropës, Gerard Pique dhe kompania e tij e marketingut "Kosmos".

Rocha, siç shkruan “Iusport”, do të apelojë vendimin në Këshillin Kombëtar të Sportit dhe do të mbetet në detyrë derisa të merret vendimi në procesin e apelimit. 

Spanja të dielën fitoi Evropianin.