Futboll

Presidenti i Ballkanit synim e ka edhe titullin e katërt rresht

Arsim Kabashi

Presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi, ka thënë se sukseset janë arritur tashmë, por suharekasit do të synojnë të shkojnë sa më lartë në Evropë, dhe më pas të luftojnë edhe për titullin e katërt rresht.

“Të them të drejtën nuk e kam menduar se do t’i fitojmë tre tituj rresht. Kemi pasur grup të mirë të lojtarëve dhe trajneri ka bërë punë të jashtëzakonshme. Për vitin e tretë nuk kemi pasur dyshim për titull. Tash shpejtë nisin garat evropiane dhe do të përgatitemi. Edhe në sezonin tjetër duhet të mendojmë. Ka ekipe të forta por do të luftojmë për titullin e katërt me radhë. Dy-tre ditë kemi festë, disa lojtarëve u skadon kontrata. Do të kemi shumë përforcime të mira sepse na duhen për Evropë”, është shprehur Kabashi për “ArtMotion” pas ndeshjes.