Pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara në Premier League, skuadra e Tottenhamit renditet në pozitën e shtatë në tabelë me 16 pikë. Por trajnerin e Tottenhamit, Ange Postecoglou, nuk e shqetëson pozita në tabelë.
Tottenhami ka pesë fitore, një barazim dhe katër humbje. Megjithatë, Postecoglou ka deklaruar se pozita në tabelë për të do të jetë e rëndësishme vetëm në fund të edicionit.
“Nuk shpenzoj shumë kohë duke menduar për të. Tabela është e rëndësishme për mua vetëm në fund të edicionit”, ka deklaruar Postecoglou, shkruan të hënën “Reuters”.
Tottenhami të dielën e mposhti Aston Villan me rezultatin 4:1.
Ndeshjen e radhës e ka në Ligën e Evropës. Të enjten Tottenhami luan ndaj Galatasarayt nga ora 18:45.