Porto nuk ka arritur ta fitoj ndeshjen e parë të fazës së ligës të Ligës së Evropës, ndonëse ndaj Bodo/Glimtit luajti me një lojtarë më shumë në fushë nga minuta e 51-të. Ekipi norvegjez mposhti Porton me rezultatin 3:2 të mërkurën mbrëma.
Porto e nisi mirë ndeshjen. Kaloi në epërsi në minutën e 8-të. Samu Omorodion shënoi golin, por norvegjezët barazuan shpejtë rezultatin në 1:1.
Kaspet Hogh shënoi në minutën e 15-të. Në pjesën e parë Bodo/Glimti shënoi edhe njëherë, saktësisht në minutën e 40-të.
Jens Petter Hage shënoi për 2:1 e po ashtu edhe për 3:1 në minutën e 62-të. Por para se norvegjezët të shënonin golin e tretë, mbetën me një lojtarë më pak në fushë.
Isak Maatta u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Epërsinë numerike nuk e shfrytëzuan portugezët. Krejt në fund shënuan golin e dytë. Në minutë ne 90-të për 3:2 shënoi Deniz Gul.