Futboll

Portieri Muriq në garë për lojtarin e muajit tek Ipswichi

Muriq

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq është në garë për lojtarin e muajit shtator tek Ipswich Town. 

Në garë me portierin Muriq janë edhe Liam Delap, Sam Morsy dhe Alex Tuanzebe. 

“Portieri Aro Muriq është lojtari i tretë i nominuar, pasi është shpallur lojtari i ndeshjes në barazimin pa gola ndaj Brightonit. Ai pati një sërë pritjesh mbresëlënëse për t’ia siguruar një pikë ekipit. Ai po ashtu dha kontribut edhe në ndeshjen tjetër të rëndësishme kundër Aston Villas”, shkruan në njoftimin e klubit elitar të Anglisë.

Ipswich Towni ka publikuar sondazhin në platformën “X”.