Portieri më i shtrenjtë në botë, Kepa Arrizabalaga, i cili në gusht të vitit 2018 ishte transferuar nga Athletic Bilbao te Chelsea për 80 milionë euro, është huazuar sërish.
Arrizabalaga tani karrierën do ta vazhdojë te Bournemouthi, skuadra tjetër që bën gara në elitën e futbollit anglez.
Para se të realizohej ky huazim, 29-vjeçari spanjoll e vazhdoi kontratën edhe për një edicion me Chelsean.
Ai ishte i huazuar te Real Madridi në edicionin e kaluar, ndërsa me Chelsean në pesë edicionet e para, ka pasur 163 paraqitje në total.
Arrizabalaga është njëri prej shtatë portierëve në ekipin e Chelseat me shumë futbollistë.
Por, nuk ka arritur ta sigurojë pozitën e portierit të parë para Robert Sanchezit dhe Filip Jorgensenit.