Futboll

Portieri i Millwallit rrezikon dënim më të gjatë

Liam Roberts

Federata e Futbollit e Anglisë ka kërkuar që suspendimi me tri ndeshje për portierin e Millwallit, Liam Roberts, të jetë më i gjatë. 

Portieri Roberts ishte dënuar për ndërhyrje shumë të ashpër në sulmuesin e Crystal Palacet, Jean-Philippe Mateta. 

Roberts u përjashtua nga loja në minutën e tetë të ndeshjes së raundit të pestë të Kupës FA në “Sehlhurst Park” të shtunën. 

Ai kishte ngritur këmbën lartë dhe kishte bërë që Mateta të ketë 25 qepje përreth veshit të majtë. 

Federata angleze e ka vlerësuar këtë dënim si “të pamjaftueshëm” dhe ka kërkuar që dënimi për të, të jetë më i gjatë. 

Millwalli e humbi ndeshjen nga Crystal Palace, 3:1.