Futboll

Polonia nuk gabon ndaj Maltës

Polonia

Foto: Associated Press

Polonisë i kanë mjaftuar dy gola e shënuar nga Karol Swiderski për ta shënuar fitoren e dytë në kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Polonia mposhti në shtëpi Maltën me rezultat 2:0. Polakët shënuan një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për fitoren e dytë rresht.

Swiderski shënoi golin e parë në minutën e 27-të, kurse të dytin në minutën e 51-të.

Polonia është e vetmja me dy fitore në Grupin G. Zë vendin e parë me gjashtë pikë, kurse Malta mbetet pa pikë nga dy ndeshje.