Futboll

Pllana vazhdon formën e mirë në Kore të Jugut

Leonard Pllani

Leonard Pllana ka vazhduar formën e mirë në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut.

Sulmuesi i krahut realizoi dy gola në fundjavë, ndërsa të mërkurën kontribuoi në fitoren e Gimpos me asistim.

Gimpo në shtëpi e mposhti Seongnamin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 14-të.

27-vjeçari tani ka tri gola e një asistim në edicionin aktual.

Pllana asistoi në golin për 1:0 në minutën e 61-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë. E kompletoi ballafaqimin.

Gimpo është i treti me 21 pikë, gjashtë më pak se Anyangu që e ka një ndeshje më pak të luajtur.