Futboll

Pllana shënon golin e tetë në Korenë e Jugut

Leonard Pllana

Leonard Pllana e ka shënuar golin e tetë në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut. 

Me golin e Pllanës të shtunën gjatë ditës, Gimpo i siguroi pikët e plota ndaj Ansan Greeners. 

Pllana 27-vjeçar shënoi në minutën e 11-të për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja. Pllanës iu anulua edhe një gol tjetër në minutën e dytë të kohës shtesë. 

Sulmuesi i krahut ka tetë gola të shënuar në edicionin aktual, ndërsa ka edhe tri asistime. 

Gimpo pas 25 ndeshjeve të luajtura ka 35 pikë dhe zë vendin e gjashtë.