Futboll

Pllana shënon gol të rëndësishëm në Kore të Jugut

Leonard Pllana

Sulmuesi i krahut, Leonard Pllana, ka shënuar gol të rëndësishëm në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut.

Pllana dhe Gimpo të mërkurën fituan në udhëtim te skuadra Asan, në ndeshjen e xhiros së 12-të.

Për 27-vjeçarin ishte goli i parë në kampionat, me fanellën e Gimpos, qëkur u transferua nga Jeonnami, në janar të këtij viti.

Ai u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa përfitoi nga një situatë në minutën e 79-të dhe shënoi për 2:0.

Pllana në 10 paraqitje e ka edhe një asistim.

Gimpo ka 15 pikë në vendin e gjashtë pas 11 ndeshjeve të luajtura.