Futboll

Pllana lë gjurmë në fitoren e thellë të Gimpos

Leonard Pllana

Skuadra e Gimpos në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut fitoi thellë të shtunën 3:0, në ndeshjen e xhiros së 34-t.

Gimpo e mposhti Asanin, ndërsa gjurmë në këtë ballafaqim dha edhe sulmuesi i krahut, Leonard Pllana.

Pllana 28-vjeçar, i cili luajti deri në minutën e 80-të, asistoi në golin për 3:0, në minutën e 52-të.

Ai në 33 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat e edicionit aktual në Korenë e Jugut ka tetë gola të shënuar e pesë asistime.

Gimpo ka 46 pikë në 32 ndeshje të luajtura dhe pozicionohet në mesin e tabelës.