Futboll

Platini: Futbolli mund të luhet edhe me 10 lojtarë

Platini

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka propozuar që të bëhet një ndryshim i madh në rregullat e futbollit.

Legjenda franceze Platini mendon se mund të bëhet reduktimi i numrit të futbollistëve në çdo skuadër. Sipas Platinit, futbolli duhet të luhet me 10 futbollistë dhe jo me 11-të.

Platini u shpreh se në vitin 1900 është marrë vendim të luhet me 11 futbollistë për arsye se lojtarët kanë vrapuar më pak në fushë.

“Ndoshta duhet hequr një futbollist, të luajmë me 10. Futbolli është bërë me 11 futbollistë në vitin 1900. Por në vitin 1900, futbollistët kanë vrapuar më pak se sot, kanë qenë më pak të fortë”, ka thënë Platini, raportojnë mediat franceze.

69-vjeçari ishte president i UEFA-s nga viti 2007 deri ne vitin 2015. Si futbollist ka fituar tri herë radhazi “Topin e Artë”, në vitet 1983, 1984 dhe në vitin 1985.

Ka luajtur për skuadra si Juventus, Saint-Etienne dhe Nancy.