Futboll

Gjilani thellon krizën e Llapit

Gjilani

(14:00) - Gjilani ka fituar në Podujevë në ndeshjen e skuadrave që janë të rrezikuara për mbetje në elitë.

Skuadra gjilanase të shtunën e mposhti Llapin 1:0, dhe e ka thelluar edhe më shumë krizën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Tahir Batatina.

Sfida u vendos me golin e zëvendësuesit Sabit Bilali.

Bilali në minutën e 62-të shënoi nga afërsia, pas asistimit të sulmuesit Senad Jaroviq.

Me fitoren e arritur të shtunën, Gjilani tani shkëputet nga zona që dërgon direkt në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

Gjilani i gjashti ka 24 pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e parafundit me 18 pikë.

Për Llapin ishte ndeshja e 12-të në Superligë pa fitore.

Llapi në këtë ecuri negative të rezultateve ka pesë barazime e shtatë disfata.


Gjilani në epërsi ndaj Llapit

(13:26) - Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll, që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Pas aksionit shumë mirë të ndërtuar, sulmuesi Senad Jaroviq asistoi për zëvendësuesin Sabit Bilali, i cili realizoi nga afërsia për 1:0.

Ndodhi kjo në minutën e 62-të.


Pjesa e parë pa gola në Podujevë

(12:55) - Llapi dhe Gjilani e kanë mbyllur pjesën e parë pa gola në Podujevë.

Të dyja ekipet patën raste shënimi, por pa arritur të konkretizojnë.