Ferizaj ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Ferizaj fitoi 1:0 ndaj Feronikelit 74.
Feronikeli 74 mbetet në pozitën e fundit me 14 pikë, ndërsa në edicionin tjetër do të bëj gara në Ligën e Parë të Kosovës, që është kategoria e dytë.
Abdeen Abdul e shënoi golin e pikëve të plota, tre minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Ferizaj në vendin e pestë ka 38 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e katërt me një ndeshje më pak të luajtur.
Pjesa e parë në Drenas mbyllet baras
Pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli 74 – Ferizaj, që i takon xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll, është mbyllur pa gola.
Të dyja ekipet janë në nevojë për pikë, por kanë synime të kundërta.
Ferizaj pas 27 xhirove ka 35 pikë dhe i është afruar zonës që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Ndërkohë, Feronikeli 74 është i fundit me 14 pikë pas 27 ndeshjeve të luajtura.
Rrezikon rënien në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.