Futboll

Pira i Malishevës, më i miri i xhiros

Futbollisti më i mirë

Arbër Pira i Malishevës është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshjet e kësaj xhiroje janë zhvilluar prej të shtunës  deri të hënën.

Mbrojtësi Pira, sipas komisionit të angazhuar nga FFK-ja, ka udhëhequr Malishevën drejt fitores 3:1 ndaj Dukagjinit në Klinë. Ai shënoi një gol dhe e përgatiti një tjetër.