Futboll

Pickford i del në mbrojtje Southgatet

Portieri i Anglisë Jordan Pickford dhe përzgjedhësi Gareth Southgate

Portieri i Anglisë Jordan Pickford dhe përzgjedhësi Gareth Southgate

Portieri i Anglisë Jordan Pickford e ka mbështetur përzgjedhësin Gareth Southgate pas kritikave të shumta që i ka pranuar pas dy ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin evropian “Gjermania 2024”. 

Anglia ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës barazoi me rezultat 2:2, por u kritikua nga shumë tifozë për mënyrën e paraqitjes në lojë. 

Pickford të dielën në konferencë për shtyp është potencuar se anglezi Southagate nuk i meriton kritikat që është duke i marrë. 

“Të gjithë janë pas menaxherit. Gjithçka që bëjmë në stërvitje dhe në takimet që kemi, ai i jep ato në mënyrë të shkëlqyer për ne dhe na siguron planin e duhur të lojës. Ne nuk ishim perfekt kundër Danimarkës, por kjo është një ndjenjë e mirë sepse e dimë se mund të përmirësohemi. Ne e dimë se kemi më shumë për të dhënë në çdo ndeshje, kështu që të jesh në katër pikë me shumë përmirësime që vijnë nuk është një ndjenjë e keqe”, u shpreh Pickford. 

Anglia më 25 qershor do të luaj ndaj Sllovenisë në ndeshjen e fundit të grupit C.