Futboll

Phillips i bashkohet skuadrës së Muriqit

Kalvin Phillips

Mesfushori i Manchester Cityt, Kalvin Phillips, do të jetë lojtar i ri i Ipswich Townit, skuadrës që e siguroi sivjet inkuadrimin në Premier League. 

Futbollist i Ipswichit është edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriq. 

Phillips do t’i bashkohet skuadrës së elitës së futbollit anglez në formë huazimi, deri në fund të kampionatit. 

Ai nuk arriti që të ketë minutat e kërkuara nën drejtimin e Pep Guardiolas te City, qëkur u transferua nga Leeds Unitedi para dy vjetësh, për 49 milionë euro. 

Në marrëveshjen e huazimit nuk përfshihet shitja përfundimtare e tij, shkruan “BBC” të enjten.