Trajneri i Clujit, Dan Petrescu, e vlerëson lart sulmuesin e Kosovës dhe Rapid Bukureshtit, Ermal Krasniqi. Ai ka thënë se me Krasniqin kishin marrëdhënie të mira gjatë kohës sa ishin bashkë te Cluji.
Krasniqi e Petrescu ishin kundërshtarë të dielën mbrëma në ndeshjen Cluj – Rapid. Ndeshjen e fitoi Cluji me shifrat 3:2. Krasniqi e shënoi golin e parë ndaj ish-skuadrës, Clujit. Krasniqi në janar iu bashkua Rapidit nga Cluji, kurse Petrescu pas periudhës së shkurtër të kaluar në Kore të Jugut u kthye te skuadra rumune.
“Ne kemi marrëdhënie të veçantë, e solla në Rumani. Sinqerisht do ta dëshiroja në ekipin tim, jo kundërshtar. Do ta kisha dashur me mua. Nëse do të isha këtu, nuk e di nëse do ta kisha lëshuar.
Në pushim ai erdhi tek unë, i thashë të ikte se më ka mërzitur. Ai luajti shumë mirë”, ka thënë Petrescu.
Pjesë e Rapidit janë edhe Albion Rrahmani dhe Florent Hasani.