Futboll

Petit: Arteta ëndërronte ta blinte Williamsin

Nico Williams

Nico Williams

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Nico Williams, ishte futbollisti më i kërkuar në afatin kalimtar të verës. Pas paraqitjeve të mira që i pati në “Euro 2024”, shumë skuadra evropiane kërkuan që t’i sigurojnë shërbimet e Williamsit.

Ish-legjenda e futbollit francez, Emmanuel Petit, në një intervistë për “Instant Casino”, ka deklaruar se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ëndërronte transferimin e Williamsit.

“Blerja e Raheem Sterlingut ishte e detyrueshme. E di që Mikel Arteta ëndërronte  Nico Williamsin”, ka thënë Petit.

Spanjolli Williams vendosi të qëndronte të paktën deri në fund sezonit tek Athletic Bilbao.

22-vjeçari Williams këtë edicion në të gjitha garat ka realizuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.