Futboll

Pesë shqiptarë te Maqedonia e Veriut

Enis Bardhi

Enis Bardhi

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, ka publikuar të mërkurën listën për dy ndeshjet e këtij muaji. 

Në kuadër të Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut luan më 10 tetor ndaj Letonisë dhe më 13 tetor ndaj Armenisë. Ndeshjet i takojnë Ligës C.

Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Isnik Alimi e Lirim Qamili janë futbollistët shqiptarë të ftuar te Maqedonia e Veriut.

Bardhi është kapiten.