Selektorja e Kosovës, Anneli Andersen, të hënën ka shpallur listën e futbollisteve të ftuara për ndeshjet me Ukrainën dhe Uellsin. Ndeshjet i takojnë kualifikimeve për Euro 2025.
Suedezja Andersen është bazuar në grupin e lojtareve të konfirmuara.

Kosova luan ndaj Ukrainës më 5 prill në Antalya të Turqisë, ndërsa e pret Uellsin më 9 prill në Podujevë.
Futbollistet e Kosovës të hënën kanë udhëtuar për në Turqi.
LEXO EDHE: