Pas 12 vjetësh e 428 ditësh paraqitje me skuadrën e fëmijërisë, Marco Reus njoftoi për largimin nga Dortmundi në fund të edicionit.
Mesfushori me tipare sulmuese, të cilin trajneri Edin Terziq e ka quajtur së fundmi “legjendë e gjallë” – u kthye në njërin prej lojtarëve më të mirë në Bundesligë pasi iu rikthye Dortmundit nga Borussia Moenchengladbachu në vitin 2012.
Ai ka regjistruar 170 gola dhe 131 asistime për “verdhezinjtë”, ndërsa Kupën e Gjermanisë e ka fituar në dy raste.
Për Toni Kroosin e Real Madridit, do të jetë ndeshja e fundit në karrierën si futbollist aktiv, në nivel klubesh.
Ai do të pensionohet nga futbolli pas Evropianit 2024 ku do të jetë i angazhuar me Gjermaninë.
Katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve u bë futbollisti i shtatë që arrin 150 ndeshje në këtë garë, në gjysmëfinalen kthyese kundër Bayern Munichut.
“Synimi im ka qenë që ta përfundojë karrierën në formën më të mirë”, kishte thënë Kroos së fundmi.
Ëndrra e cilës ikonë do të bëhet realitet kur do të takohen në Londër të shtunën? Kjo mbetet të shihet.