Futboll

Perishiq transferohet te PSV-ja

Ivan Perishiq

Futbollisti kroat Ivan Perishiq i është bashkuar të mërkurën ekipit holandez, PSV Eindhoven. 

Ekipit elitar të Holandës, 35-vjeçari i është bashkuar si lojtar i lirë. Me ekipin e PSV-së, Perishiq ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Perishiq ka karrierë të gjatë në futbollin ndërkombëtar. Ka luajtur për skuadra të ndryshme në Evropë si Tottenham, Inter, Bayern, Wolfsburgu e Borussia Dortmund.

Ai me Kroacinë ka luajtur 136 ndeshje, ndërsa ka shënuar 33 gola.

Aktualisht, PSV-ja është lidere në kampionatin e Holandës. Ka fituar të gjitha pesë ndeshjet e luajtura deri më tani.