Futboll

Perini vazhdon kontratën me Juventusin

Mattia Perin

Portieri Mattia Perin e ka vazhduar kontratën me Juventusin deri në vitin 2027. 

Lajmi u konfirmua të mërkurën nga faqja zyrtare e Juventusit. 

“Mattia Perin do ta vazhdojë aventurën me Juventusin deri më 30 qershor të vitit 2027”, ka shkruar faqja e “bardhezinjve”. 

Vazhdimi i kontratës së Perinit vjen një ditë pas shkëlqimit që pati në duelin e “Championsit” ndaj Stuttgartit, ku e priti edhe një penallti. 

Juventusi megjithatë u mposht 1:0. 

31-vjeçari në edicionin aktual ka zhvilluar katër paraqitje.