Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për lojtarë me gjymtyrë të amputuara e ka shënuar fitoren e parë.
Kosova të premten fitoi 2:0 ndaj Shqipërisë në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, në turneun Ballkanik.
Pjesëmarrëse në këtë turne ishte edhe Turqia që e fitoi Kupën pas dy fitoreve të thella ndaj Kosovës e Shqipërisë.
Fitorja e së premtes është vlerësuar historike për Kosovën.
“Ne sapo bëmë historinë. Shqipëria – Kosova 0;2. Krenaria e shtetit tonë jeni ju djem”, ka shkruar faqja zyrtare e Kombëtares së Kosovës për Futbollin e të Amputuarëve.
Për Kosovën ishte ndeshja e dytë në këtë turne, pas disfatës 12:0 nga Turqia, që e kishte mposhtur edhe Shqipërinë thellë, 11:0.
Për Kosovën ishte turneu i tretë në të cilin mori pjesë, pas atij në Belgjikë dhe në Skoci.