Futboll

Përballje të zjarrta në fazën nokaut të Championsit

Champions league draw live

Real Madridi do të luajë kundër Manchester Cityt në fazën e plejofit të Ligës së Kampionëve. 

Do të jetë ballafaqim i dy fituesve të fundit të garës prestigjioze për klube të organizuar nga UEFA.
Shorti është tërhequr të premten në Nyon të Zvicrës. 

City, kampion i vitit 2023, do të jetë vendës në ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet në Madrid. 

Ndeshjet e para luhen më 11 e 12 shkurt, kurse ato kthyese më 18 e 19 shkurt. 

Madrilenët mbajnë rekordin për trofe të fituar në këtë garë me 15 në total. 

Vitin e kaluar e fituan trofeun e fundit. 

Fituesi i përballjes do të luajë në raundin e 16 skuadrave më të mira ndaj Atletico Madridit apo Bayer Leverkusenit, të cilat përfunduan në tetë vendet e para në formatin e ri të Ligës së Kampionëve me 36 skuadra, që përfundoi të mërkurën. 

Ekipet që përfunduan nga pozita e 9 deri në vendin e 24, luajnë në plejof. 

Reali e përfundoi fazën e ligës në vendin e 11-të, kurse Manchester City me shumë vështirësi, përfundoi në pozitën e 22-të, pas fitores 3:1 ndaj Club Brugges në ndeshjen e fundit. 

Do të ketë edhe përballje mes skuadrave të vendeve të njëjta, ndryshe nga edicionet e tjera. 

Në plejof do të luajnë dy skuadra franceze mes vete, Paris Saint-Germaini që përballet me Brestin. 

Juventusi e shmangu Milanin në short. 

Juventusi do të luajë kundër PSV Eindhovenit, kurse Milani ndaj Feyenoordit.

Lexo përditësimet tjera
Champions league draw live

City-Real, kryendeshja e plejofit në Ligën e Kampioneve

Ka nisur ceremonia e tërheqjes së shortit për fazën e plejofit në Ligën e Kampionëve.Tetë ekipet...