Futboll

Përballja e dy lojtarëve që kanë vrapuar më së shumti

Callum McGregor e Joshua Kimmich

Dy lojtarët që kanë vrapuar më shumë se 100 kilometra në edicionin aktual të Ligës së Kampionëve, do të ballafaqohen me njëri-tjetrin. 

Callum McGregor i Celticut ka vrapuar 101.2 kilometra, kurse Joshua Kimmich ka kompletuar 101.5 kilometra vrapim në fushë, në ndeshjet e bavarezëve në “Champions”. 

McGregor ndërkohë e ka arritur shpejtësinë më të madhe me 32.5 km/h, kurse gjermani Kimmich shpejtësinë maksimale e arriti në 32.2 km/h. 

Pas shortit të tërhequr të premten në Nyon të Zvicrës, u vendos që Celticu do të luajë kundër Bayern Munichut. 

Fituesit e ndeshjeve Celtic – Bayern Munich dhe Manchester City – Real Madrid, do të luajnë mes vete në 1/8 e finales ndaj Atletico Madridit apo Bayer Leverkusenit.