Me vendim të UEFA-s të mërkurën, Rumania e ka fituar me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen e pestë të Grupit C2 të Ligës së Kombeve ndaj Kosovës.
Por, UEFA e ka gjobitur Federatën e Futbollit të Rumanisë me totalin e 128 mijë eurove, dhe një ndeshje pa praninë e shikuesve.
Federata rumune për shkak të tifozëve ultras, në pesë vjetët e fundit, është gjobitur me 650 mijë euro në total.
Gjoba të rënda ka pësuar pas ndeshjeve që i ka zhvilluar me Kosovën.
Në vitin 2023, kur Rumania fitoi 2:0 ndaj Kosovës në kualifikimet për “Euro 2024”, UEFA vendosi që ta dënojë Federatën e Rumanisë me 52 mijë euro.
Vetëm në vitin 2024, Federata e Futbollit e Rumanisë, shkaku i huliganëve, është detyruar të paguajë 223,500 euro.