Mbrojtësi i famshëm i Portugalisë, Pepe, ka njoftuar se po tërhiqet nga futbolli. Pepe e ka kumtuar lajmin me një video në rrjete sociale.
41-vjeçari i ka zhvilluar 878 ndeshje gjatë karrierës, ndërsa i ka fituar 34 trofe, pjesën dërrmuese si pjesë e Real Madridit.
Ai vlerësohet një prej mbrojtësve më të mirë të gjeneratës së tij.
Pepe së fundi luajti me Portugalinë në Evropianin e futbollit në Gjermani këtë verë.