Futboll

Pep Guardiola, trajneri më i paguar në Premier League

Pep Guardiola

Pep Guardiola është bindshëm trajneri më i paguar në Premier League. Sipas “The Sun”, Guardiola paguhet 20 milionë funte në vit (23,5 milionë euro).

Guardiola po e udhëheq me shumë sukses Manchester Cityn. City ka fituar tjetër titull të kampionit të Anglisë.

Mauricio Pochettino ishte i dyti në listë me 10,4 milionë funte në vit, por u largua nga Chelsea javën e kaluar. Tani i dyti në listë është Mikel Arteta i Arsenalit me 9,5 milionë funte në vit. Pason Erik Ten Hag i Manchester Unitedit me 9 milionë funte në vit e pas tij është Unai Emery i Aston Villas me 8 milionë funte në vit.

Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot ka të hyra vjetore prej 6,85 milionë funte në vit.