Futboll

Pensionohet ish-futbollisti i Interit

Antonio Candreva

Ish-lojtari i Interit, Antonio Candreva, ka konfirmuar pensionimin nga futbolli në moshën 38-vjeçare.

Candreva gjithë karrierën e ka kaluar në futbollin italian.

Së fundi ishte pjesë e Salernitanas, kurse ka luajtur edhe për skuadra si Lazio, Juventus, Udinese, Sampdoria, Parma dhe Cesena.

“Sot është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime. Ka ardhur koha të them lamtumirë, këtu në ‘San Siro’, tempullin e futbollit, ku luajta ndeshjen e fundit. Udhëtimi im me ju filloi këtu 30 vjet më parë, i mbushur me gëzim dhe dhimbje, sakrificë dhe fitore dhe sigurisht, me kaq shumë emocione. Kam jetuar ëndrrën time, pasionin tim. Nuk e shoh këtë si një lamtumirë, por vetëm një pikënisje të re. Faleminderit, futboll, shihemi së shpejti”, ka thënë Candreva .

Candreva në Serie A ka zhvilluar 502 ndeshje.

Ka shënuar 85 gola dhe ka bërë 100 asistime.

Për Përfaqësuesen e Italisë ka zhvilluar 54 ndeshje dhe realizoi shtatë gola.